Fjalët e fundit të Sali Çekajt, ja paralajmërimi i fuqishëm që i dha Serbisë

Aktuale

Fjalët e fundit të Sali Çekajt, ja paralajmërimi i fuqishëm që i dha Serbisë

Nga: N. H Më: 10 prill 2021 Në ora: 10:04
Agim Ramadani, Anton Quni dhe Sali Çekaj

Ditën e djeshme është shënuar 22 vjetori i Betejës së Koshares, shkruan gazeta “Bota sot”.

E, ndër ideatorët e kësaj beteje të lavdishme, padyshim se ishte edhe Sali Çekaj, i njohur ndryshe me nofkën “Veterani”.

Çekaj ishte njëri nga komandantët më të shquar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK-së).

Ai ishte gjithashtu njëri ndër themeluesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Deçan.

Intervista e fundit e gjeneralit Sali Çekaj, me gazetarin e luftës, e bashkëpunëtorin e gazetës “Bota sot”, Rexhep Shahu e realizuar në vitin 1998, mbetet ndër intervistat më të veçanta.

Çekaj ndër tjerash në këtë intervistë shprehet se serbët nuk janë të pavdekshëm, dhe së në një të ardhme të afërt këta të fundit do ta lëshojnë Kosovën me turp.

“Pavarësisht se si do të jetë, me luftë apo me paqe, Kosova është e jona”, deklaron heroi Sali Çekaj në këtë audio-regjistrim dhënë gazetarit Rexhep Shahu.

Këtu mund ta dëgjoni të plotë në audio, intervistën me komandantin Sali Çekaj.

Ndërsa, disa pjesë më interesantë i gjeni në vazhdim:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat