​Demokracia Studentore kërkon nga kryeministri Kurti vetting në sektorin e arsimit në Kosovë

Aktuale

​Demokracia Studentore kërkon nga kryeministri Kurti vetting në sektorin e arsimit në Kosovë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:09
​Demokracia Studentore

Demokracia Studentore përmes një komunikate për media kërkon nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti që t’i fillojë procedurat urgjente për vetting në sektorin e arsimit.

Gjithashtu Demokracia Studentore ka kërkuar shkarkimin e Inspektoratit të Arsimit, i cili, sipas tyre, deri më tani i ka shërbyer politikës e jo arsimit.

“Gjendja e Arsimit në Kosovë është e mjerueshme pasi që jemi përjashtuar nga organizatat ndërkombëtare të cilësisë EQAR dhe ENQA për arsye të politizimit të këtij sektori ne si organizatë për monitorimin e universiteteve publike kërkojmë nga kryeministri Kurti që të fillojë procedurat për vetting dhe t’i depolitizojë universitetet publike pasi që në të gjitha universitetet dekanët dhe rektorët janë pjesë e politikës dhe të zgjedhur nga politika.

Ne e cilësojmë që vettingu në ketë sektor duhet të jete urgjent që të dalim nga kjo krizë e cila e ka kapluar sektorin e arsimit në Kosovë”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat