Ky ishte rasti i parë që e humbi betejën me virusin para një viti

Aktuale

Ky ishte rasti i parë që e humbi betejën me virusin para një viti

Më: 10 prill 2021 Në ora: 11:15
Ilustrim

Më 10 prill 2020, para një viti, Gjilani varrosi viktimën e parë me koronavirus. Një 72 vjeçar nga Vrapçiqi i kësaj komune, nuk ia kishte dalë betejës me një virus që ende ishte i panjohur sa duhet edhe në botë e lere më tek ne në Kosovë, ku rasti i parë erdhi nga Italia, por që ia doli me sukses të shërohet.

“I ndjeri Z.I. (72 vjeç), ka qenë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë që nga testimi më 25 mars. Gjendja e tij ka qenë pa vështirësi e pa simptoma të rënda, por për shkak të problemeve tjera shëndetësore, infeksioni i ka shkaktuar efektet e rënda, duke ndërruar jetë”, ishte thënë nga kryetari i Komunës, Lutfi Haziri, i cili e kishte dhënë lajmin e rëndë, në një konferencë me gazetarë.

Virusi arriti të përhapet shpejt dhe të marrë edhe viktima të tjera dhe të infektojë shumë të tjerë brenda një viti, që nga atëherë.

Sipas të dhënave të Komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e pandemisë, deri tani betejën me COVID19 e kanë humbur 123 qytetarë, 4582 të tjerë janë shëruar, derisa aktive janë 732 raste, 97 prej tyre të spitalizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat