Dreshaj i AAK-së: Kërkojmë nga Vitia të sigurojë sasinë e vaksinave

Aktuale

Dreshaj i AAK-së: Kërkojmë nga Vitia të sigurojë sasinë e vaksinave

Më: 10 prill 2021 Në ora: 12:23
Shemsedin Dreshaj

Deputeti i Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës dhe Ministria e Shëndetësisë që të sigurojnë vaksinat anti-COVID.

Dreshaj në një konferencë për media, kërkoi nga Qeveria dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia që ta bëjnë publikë planin për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit.

“Në kohën e mbylljes së gastronomisë, në kohën kur mbi 15mijë vetë janë vanksinu jashtë vendit, dhe në kohën që vetëm gjatë ditës së djeshme 15 mijë qytetarë lëshuan vendin. Kërkojmë nga qeveria dhe Vitia të sigurohet sasia e vaksinave, kërkojmë që të bëhet publik plani për menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimit. Kërkojmë që menjeherë të shfrytëzohet buxheti i parapara për blerjen e vaksinave”, tha Dreshaj.

Madje ai kërkoi nga Qeveria që të bisedojnë me vendet mike për sigurimin e vaksinave.

“I rekomoandojmë qeverisë aktuale që me rrugë urgjente të rekomandohet me vendet mike për sigurimin e vaksinave. T’i lëm kapricat dhe egocentrizimin, rekomandojmë që Vita t’i bashkrendisë forcat me ministrat paraprak të shëndetësise, me Uran Ismajlin e Armend Zemaj që të bashkëpunojnë për menaxhimin e situatës. Ka nevojë për vaksinim masiv”, tha Dreshaj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat