Bekë Berisha: Mbyllja nuk është zgjidhje, mbështetja me financa dhe vaksinimi është zgjidhja!

Aktuale

Bekë Berisha: Mbyllja nuk është zgjidhje, mbështetja me financa dhe vaksinimi është zgjidhja!

Më: 10 prill 2021 Në ora: 13:52
Bekë Berisha

Bekë Berisha, deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot në qytetin e Istogut, ka vizituar bizneset, kryesisht sektorin e Gastronomisë për t’u njoftuar nga afër me situatën pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e këtij sektori ekonomik.

Berisha tha se vlerësimi i deritanishëm është se sektori i gastronomisë i ka mbijetuar me vështirësi gjendjes pandemike.

Ai tutje thotë se mbyllja nuk është zgjidhje por vaksinimi dhe financimi nga Qeveria janë zgjidhje.

Postimi i plotë:

Sot në qytetin e Istogut vizitova bizneset, kryesisht sektorin e Gastronomisë për t’u njoftuar nga afër me situatën pas vendimit të Qeverisë për mbylljen e këtij sektori ekonomik.

Vlersimi i deritanishëm është se:

Ky sektor, që i ka mbijetuar me shumë vështirësi gjendjes pandemike dhe masave të ashpra, është para falimentimit. Vendimi për t’i lënë hapur ‘merr e shko’ është vendim që Gastronomia të punojë me humbje.

Spektaklet duhet të përfundojnë, këto biznese të vogla duhet t’i jipet mbështetja financiare direkte, pa spektakle por me veprime konkrete.

Mjaft me fjalë, lironi e transferoni mjetet.

Mbyllja nuk është zgjidhje, mbështetja e shtetit me financa dhe vakcinimi është zgjidhja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat