Vjosa Osmanit i vjen mbështetja e fuqishme: Kështu shteti aprovoi vrasjet e pasluftës, paratë e lyera me gjak...

Aktuale

Vjosa Osmanit i vjen mbështetja e fuqishme: Kështu shteti aprovoi vrasjet e pasluftës, paratë e lyera me gjak...

Nga: P.R Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:11
Vjosa Osmani

Gjatë 24 orëve të fundit, kritika dhe sulme të ashpra janë drejtuar ndaj presidentes së sapozgjedhur të Kosovës, Vjosa Osmanit.

Ishte postimi i Osmanit për Betejën e Koshares, ai që nxiti këto reagime. Osmani u kritikua që nuk e përmendi fare në postimin e saj UÇK-në.

E në mbrojtje të Osmanit dolën shumë figura publike në Kosovë. I fundit që ka reaguar në mbrojtje të Vjosa Osmanit është Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i institutit EPIK.

“Në çdo vend, pas përfundimit të luftës, ka pasur individë që kanë përfituar, uzurpuar e vrarë në emër të luftës. Por Kosova është ndër vende të rralla ku vet shteti ka keqpërdorur luftën çlirimtare. Kështu shteti aprovoj vrasjet e pasluftës. Kështu shteti besoj zhvillimin ekonomik dhe resurset shtetërore aftësive biznesore të komadantave të zonave. Kështu shteti aprovoj 100 milion euro për aferën e veteranëve të rrejshëm. E ndërkohë veteranët e vërtetë ende luftojnë. Luftojnë për të mbijetuar muajin apo për të paguar barnat”, ka shkruar ndër tjerash Shasha, përcjellë “Bota sot”.

“Ata që me një dorë kanë mbajtur flamurin e UÇK-së, e në dorë tjetër paratë e lyera me gjak kanë mbjell këtë pakënaqësi ndaj keqpërdorimeve që janë bërë në emër UÇK-së. Nderi më i madh që mund të bëhet UÇK-së nuk është që të thurren vargje në ceremonitë solemne, por të jetësohen në praktik idealet me sublime për të cilat me të mirë nga nesh dhanë me të shtrenjtën”, ka shkruar Demush Shasha, drejtor ekzekutiv i institutit EPIK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat