Haradinaj-Stublla kërkon që Manastiri i Deçanit të hapet për publikun dhe studiuesit

Aktuale

Haradinaj-Stublla kërkon që Manastiri i Deçanit të hapet për publikun dhe studiuesit

Më: 10 prill 2021 Në ora: 14:55
Meliza Haradinaj-Stublla

Ish-diplomatja e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka thënë se Manastiri i Deçanit nuk është i rrezikuar dhe nuk ka nevojë as për mbrojtjen ushtarake të tepruar që e ka aktualisht.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se, e vërteta është krejt e kundërta: Manastiri i Deçanit është barrikaduar nga brenda dhe është i mbyllur për publikun, e madje edhe për vizitorët studiues – gjë që nuk ndodhë askund në botë!

Ky është postimi i saj i plotë:

Manastiri i Deçanit NUK është i rrezikuar dhe NUK ka nevojë as për mbrojtjen ushtarake të tepruar që e ka aktualisht. Në fakt, e vërteta është krejt e kundërta: Manastiri i Deçanit është barrikaduar nga brenda dhe është i mbyllur për publikun, e madje edhe për vizitorët studiues - gjë që nuk ndodhë askund në botë!

Riaktualizimi i kësaj teme, vjen tani në një moment kur pritet të rifillojë pa vonesa dialogu, duke sinjalizuar se Serbia qartazi ka ndryshuar terren, dhe ‘betejën’ tani do t’a vazhdojë duke synuar të ashtuquajturin ‘eksterritorialitet’ të kishës ortodokse serbe!

Pas përmbysjes ‘epike’ të ndarjes së Kosovës, klasa politike kosovare duhet të fillojë punën pa humbur kohë, bashkë pozitë e opozitë, për t’i shkaktuar disfatë edhe më të thellë Serbisë në këtë synim të dëmshëm e të padobishëm për rajonin, e shkatërrues për Kosovën tonë.

Institucionet tona të sigurojnë miqtë ndërkombëtarë që manastiri nuk është i rrezikuar nga askush, dhe të insistojnë në hapjen e tij për publikun dhe studiuesit. Kjo temë, NË ASNJË FORMË AS RRETHANË NUK DUHET të diskutohet në dialog me Serbinë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat