Pas Abazit e Shehut, Kurti mbështetë edhe kandidatin e tretë për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, Kreshnik Merxhanin

Aktuale

Pas Abazit e Shehut, Kurti mbështetë edhe kandidatin e tretë për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, Kreshnik Merxhanin

Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:35
Albin Kurti dhe Kreshnik Merxhani

Dje dhe pardje kërkoi votën për kandidatët Boiken Abazi e Iliaz Shehu.

Ndërkaq, sot ishte radha për kandidatin e tretë të pavarur, që në fakt është i Lëvizjes Vetëvendosje, Kreshnik Merxhani.

Merxhani do të jetë kandidat në qarkun e Gjirokastrës, ndërsa Kurti ka ftuar gjithë qytetarët që ta votojnë atë.

Më poshtë edhe postimi i plotë.

Gjirokastra është thesar botëror. Dhe nuk njoh udhërrëfyes më të mirë për atë qytet, se Kreshnik Merxhani, kandidati i pavarur me numrin 13.
Kreshnik Merxhani përveçse është aktivist i Lëvizjes VETËVENDOSJE! është një prej specialistëve më të mirë shqiptarë në fushën e trashëgimisë kulturore, si arkitekt restaurues. Ai ka kontribuar shumë, me ekspertizën e vet, jo vetëm për restaurimet e perlave gjirokastrite, por edhe për mbrojtjen e Gjirokastrës e Beratit nga UNESCO.

Kapaciteti profesional i Kreshnikut dhe lidhjet e tij të mira me institucionet ndërkombëtare si UNESCO, EuropaNostra etj. do të na duhen shumë edhe në Kosovë, për të ruajtur e promovuar trashëgiminë tonë botërore.

Kur kam shëtitur në Gjirokastër me Kreshnikun, kam kuptuar se sa shumë e respektojnë qytetarët. Ai vërtet e njeh Gjirokastrën në çdo gur e çdo rrasë. Përmes shpjegimeve të tij arrita të kuptoj më thellësisht botën kadareane.

Herën tjetër me Kreshnikun do të vizitoj edhe Përmetin e Frashërin, Këlcyrën, Tepelenën, Libohovën e Memaliajn.
Arkitekti Kreshnik Merxhani është kandidati që unë mbështes në zgjedhjet e 25 prillit. Ai kandidon në Qarkun e Gjirokastrës, numri i tij është 13.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat