Përplaset Loshi i VV-së me Matoshin e AAK-së: Për një copë pushtet i thure elozhe komandantëve të Gllogjanit

Aktuale

Përplaset Loshi i VV-së me Matoshin e AAK-së: Për një copë pushtet i thure elozhe komandantëve të Gllogjanit

Nga: A.Morina Më: 10 prill 2021 Në ora: 16:59
Liri Loshi

Zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Liri Loshi i është kundërpërgjigjur zyrtarit të AAK-së, Halil Matoshi, pasi ky i fundit e kishte cilësuar Loshin si viktimë të Albin Kurtit.

Loshi tha se nuk është e vërtet që ai është zhgënjyer nga Kurti apo Lëvizja Vetëvendosjes, pasi përcaktimi I tij politik për alterantivën e ndryshimit është dëshmuar se ka qenë i drejtë deri këtu.

Ai ‘goditi’ Matoshi, duke deklaruar se nuk është në VV për t’i bërë qefin askujt për një copë pushtet.

“Pra nuk jam aty për t’i bërë qefin askujt si Halili që për një copë pushtet i thurte elozhe komandantëve të Gllogjanit, përkundër bindjeve të tij të deriatëhershme se UÇK-ja nuk ishte meritore për lirinë tonë”, shkroi Loshi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Halil Matoshi ma paska kushtuar një prozë të gjatë e kur kam kohë i përgjigjem më gjatë me një prozë edhe unë. Po dy-tri gjera po dua t’ia them këtu, ani pse ai më ka bllokuar dhe vetëm përmes mësiteve mund të komunikojmë bashkë!

1. Nuk jam zhgenjyer në Albin Kurtin dhe as në Vetëvendosjen, siç mendon Halil Matoshi. Reagimin për nepotizmin nuk e kam bërë nga zhgenjimi, por kam dashur të jap një alarm të hershëm që në këtë kohë ndarjesh të posteve, të mos fillojë praktika e keqe, e cila pastaj bëhet normë dhe askush nuk merret me të, siç e kanë bërë normë pushtet e kaluara.

2. Nuk kam vrapuar pas besimit të verbët në Albin Kurtin, siç konstaton Halili. Përcaktimi im politik për altërnativën e ndryshimit është deshmuar se ka qenë i drejtë deri këtu, për dallim nga ai i Halilit që i është bashkuar grabitësve të pushtetit që kishte dalë nga vota e lirë.

3. Nuk jam viktimë e parë siç më konsideron Halili dhe nuk jam viktimë fare. Jam në ballë të detyrës sime si politikan dhe si intelektual për të reaguar parimisht ndaj dukurive që, sado të izoluara, mund ta cenojnë imazhin e partisë sime dhe të qeverisë së re. Pra nuk jam aty për t’i bërë qefin askujt si Halili që për një copë pushtet i thurte elozhe komandantëve të Gllogjanit, përkundër bindjeve të tij të deriatëhershme se UÇK-ja nuk ishte meritore për lirinë tonë. Unë nuk i thur elozhe Albin Kurtit, por i tregoj mendimin tim si altërnativë e veprimit politik në tema të caktuara dhe këtë e bëj publikisht, në mënyrë që edhe opinioni im t’i nënshtrohet kritikës publike.

4. Halil Matoshi thotë se më ka bllokuar pas fyerjeve që i paskam bërë. Kjo nuk është e vërtetë. Halil Matoshi më ka bllokuar, pasi nuk ka mudur të përballet publikisht me mua përkitazi me pjesmarrjen e tij në puçin politik që i është bërë Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes nga LDK-ja me ndihmën e AAK-së dhe NISMES. Për të njejtin shkak më ka bllokuar edhe Pal Shtufi. Dhe, unë nuk kam nevojë të anagazhohem për t’i kthyer miqte e humbur, sepse nuk e kam humbur asnjë. Ata që janë larguar, ose nuk kanë qenë miq të mi, ose mbi miqësinë kanë zgjedhur interesat e tyre meskine.

5. Sa i përket kafes, për kafe unë kam qenë i hapur çdo herë, por pavarësisht angazhimit tim në politikë a jo, unë vazhdoj të besoj se Kosova nuk ka pasur një altërnativë më të mirë se Albin Kurtin dhe Vetëvendosjen. Dhe, kjo është arsyeja kryesore që i jam bashkuar dhe vazhdoj ta mbeshtesë pa u hamendur fare. Për kauza tjera nuk jam lodhur fort.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat