Nënkryetares së LDK-së i pengon ky veprim i Albin Kurtit, ja si e cilëson atë

Aktuale

Nënkryetares së LDK-së i pengon ky veprim i Albin Kurtit, ja si e cilëson atë

Nga: A.Morina Më: 10 prill 2021 Në ora: 19:25
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po vazhdon t’i jap mbështetje kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje, që do të kandidojnë si të pavarur, në zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri.

Nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi-Sadiku, ka kritikuar kryeministrin Kurti për këtë veprim, duke e cilësuar si të paprecedent.

“Në kohë krize ekonomike, sociale e të pandemisë në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate, Kryeministri Kurti merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë duke favorizuar kandidatë për deputetë! Absurditet e veprim i paprecedent”, shkroi Mjekiqi-Sadiku në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Në kohë krize ekonomike, sociale e të pandemisë në vend se të dalë me një strategji për tejkalimin e kësaj situate, Kryeministri Kurti merret me çështjet e brendshme të Shqipërisë duke favorizuar kandidatë për deputetë! Absurditet e veprim i paprecedent.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat