Bashkëshorti i Vjosa Osmanit flet për ‘luftën speciale’ që po bëhet ndaj presidentes

Aktuale

Bashkëshorti i Vjosa Osmanit flet për ‘luftën speciale’ që po bëhet ndaj presidentes

Nga: A.Morina Më: 10 prill 2021 Në ora: 22:07
Vjosa Osmani dhe bashkëshorti i saj

Këto dy ditë e fundit, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është përballur me akuza dhe kritika pse në postimin për përvjetorin e Betejës së Koshares, nuk e përmendi UÇK-në.

Së fundmi, Osmanit i ka dal në mbrojtje bashkëshorti i saj, Prindon Sadriu, i cili këto kritika i cilësoi si ‘Lluftë Speciale’ ndaj presidentes.

“Lufta Speciale kundër Presidentes po vazhdon. E vërteta është krejt ndryshe nga ajo çfarë disa protagonist deklarojnë e dezinformojnë”, shkroi Sadriu në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Ai shpërndau edhe videon të cilën orë më parë e kishte postuar presidentja Osmani në profilin e saj të Facebookut.

Postimi i plotë

Lufta Speciale kundër Presidentes po vazhdon. E vërteta është krejt ndryshe nga ajo çfarë disa protagonist deklarojnë e dezinformojnë.

#Checkmate #UÇK

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat