Shpërthimi në Prishtinë, granatat shpërthyen në rrugë

Aktuale

Shpërthimi në Prishtinë, granatat shpërthyen në rrugë

Më: 10 prill 2021 Në ora: 23:59
Foto ilustrim

Bëhet e ditur se granatat kanë shpërthyer në rrugë ku edhe Policia e Kosovës ka vendosur shenjat pranë tyre.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ajo bëri të ditur se nuk ka persona të lënduar vetëm dëme materiale.

Në vendin e ngjarjes momentalisht gjendet një numër i madh i njësive të Policisë.

“Rreth orës 22:00 është raportuar se në rrugën ”Asllan Pireva” në Prishtinë janë dëgjuar detonime.

Menjëherë pas marrjes së kësaj informate policia ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’ rast ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme, të sigurisë si dhe ato hetimore-ekzaminuese.

Informacionet e para flasin për shpërthimin e  dy mjeteve shpërthyese  të cilat fatmirësisht nuk kanë shkaktuar pasoja në njerëz përveç dëmeve materiale”, ka konfirmuar Ahmeti.

“Aktualisht të gjitha njësitë e nevojshme policore për të menaxhuar me situatën dhe hetuar rrethanat e rastit janë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet e duhura policore”, ka thënë ajo.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat