Rron Gjinovci: Presidentja Vjosa Osmani gaboi dje që reagoi

Aktuale

Rron Gjinovci: Presidentja Vjosa Osmani gaboi dje që reagoi

Nga: A.Zh Më: 11 prill 2021 Në ora: 10:51
Rron Gjinovci

Aktivisti i shoqërisë civile Rron Gjinovci, ka thënë se presidentja Vjosa Osmani, ka gabuar që ka rënë nën ndikimin e deklaratave, që ai i quajti të “papërgjegjshme ditore” për luftën e UÇK-së.

Gjinovci ka thënë se presidentja Osmani nuk ka pasur nevojë të reagojë dhe të dëshmojë se është pro apo kundër luftës së popullit për liri.

Sipas tij, ka gabuar edhe ai që e ka këshilluar Osmanin të reagojë, pasi siç ka thënë Gjinovci, presidentja duhet të jetë mbi palët, e jo të diskutojë me to.

Teksa ka reaguar dje për akuzat se nuk po e përmend UÇK-në, Osmani ka thënë se ndaj saj po bëhet luftë speciale mbi të pavërteta.

Reagimi i Gjinovcit në Facebook:

Është gabim Presidentja me ra nën ndikim të deklaratave të papërgjegjshme ditore të lloj lloj sharlatani, a grupi, a partie. Presidentja nuk ka nevojë me dëshmu që është apo nuk është pro luftës së popullit të Kosovës e formacioneve të tij si UÇK-ja. Kjo gjë nënkuptohet. Presidentja thjesht nuk bën diskutime ditore pavarësisht reagimeve. Gabim i kujtdo që e ka këshillu me reagu dhe asaj që e ka pranu këtë "këshillë". Presidentja me këtë akt ka pranu me u ulë në diskutim me palët, e ajo duhet me qenë mbi palët.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat