Afro 700 persona mbi moshën 80 vjeç janë vaksinuar në Kosovë

Aktuale

Afro 700 persona mbi moshën 80 vjeç janë vaksinuar në Kosovë

Më: 11 prill 2021 Në ora: 14:04
Ilustrim

Më vaksinën AstraZeneca janë vaksinuar deri të dielën në mesditë 668 persona mbi moshën 80-vjeçare.

Koordinatori i qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori” në Prishtinë, Niman Bardhi ka thënë se deri tani, procesi i vaksinimit ka ecur mirë dhe nuk ka pasur asnjë ankesë.

Ndërkohë, ai ka bërë të ditur se gjatë të dielës ka nisur edhe vaksinimi i personave të moshave 80-84 vjeç, ashtu siç ishte e planifikuar.

“Sot kemi filluar me grup-moshën 80-84 vjeçare. Dhe deri më tani procesi i vaksinimit ka ecur mirë. Po ashtu edhe sot po ecën mirë me këtë kategori. Deri në këto çaste që ne po flasim kemi të vaksinuar 100 persona, ndërsa numri total i të vaksinuarve nga grup-moshat mbi 80 vjeç i kemi gjithsej 668 persona të vaksinuar”, ka thënë Bardhi.

Kosova deri më tani ka pranuar vetëm 24 mijë doza të vaksinës AstraZeneca ndërkohë që ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se kontingjenti i radhës i vaksinave pritet të vijnë në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj.

Deri më tani, me dozat e para që kanë mbërritur në Kosovë janë vaksinuar një pjesë e stafit shëndetësorë në shumë qytete të Kosovës dhe një pjesë e personave mbi 80 vjeç.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat