Një person theret me thikë në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Aktuale

Një person theret me thikë në Prishtinë, dërgohet në QKUK

Më: 11 prill 2021 Në ora: 23:55
Foto ilustrim

Një person është therur me thikë sonte rreth orës 18:00 në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 18:00 kemi pranuar informatën për një person, i cili ka marrë lëndime nga një mjet i mprehtë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Një nga personat e përfshirë në këtë rast, ( i lënduari) është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.

Ajo shtoi se policia tashmë ka nisur hetimet lidhur me rastin dhe se në ditët në vijim do të zbardhen detaje të reja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat