Rrezarta e LDK-së: Një Qeveri e “shpresës” që zhgënjen popullin!

Aktuale

Rrezarta e LDK-së: Një Qeveri e “shpresës” që zhgënjen popullin!

Nga: N.Sh. Më: 12 prill 2021 Në ora: 11:40
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, Rrezarta Krasniqi ka kritikuar Qeverinë Kurti.

Përmes një postimi në facebook, Rrezarta thotë se Qeveria e “shpresës” zhgënjeu popullin.

Sipas saj, Qeveria po e injoron situatën me pandemi dhe po merretme zhvillimet politike në Shqipëri, duke shfaqur kështu ambicie për pushtet më të madh.

Kjo sipas deputetës së LDK-së nuk mund të quhet qeveri e “shpresës”.

Ajo thotë se, edhe pse ka disa javë që kanë marr pushtetin, Qeveria Kurti u tregua e papërgatitur për të drejtuar shtetin në mungesë të planprogramit.

Reagimi i saj:

Një Qeveri e “shpresës” që zhgënjen popullin!

U përmend aq shumë nga ata që japin shpresë të rremë se do të veprojnë ndryshe në qeverisje, por kur ju erdhi koha për të marrë pushtetin nuk bënë asgjë.

Një qeveri që injoron situatën me pandeminë në vendin e vet dhe merret me zhvillimet politike të një shteti tjetër, duke shfaqur ambicje për pushtet më të madh, nuk mund të quhet vetëm qeveri e “shpresës”.

Për me keq, pas ashpërsimit të masave, që siç duket është gjeja e vetme që dinë ta bëjnë duke mos analizuar as pasojat ekonomike, janë duke i shkaktuar dëme të mëdha financiare bizneseve dhe qytetarëve në përgjithësi. Pra, këta janë të papërgjegjshëm e të papjekur.

Ndonëse ka disa javë që kanë marrë pushtetin, Qeveria Kurti u tregua edhe e papërgaditur për të drejtuar shtetin në mungesë të planprogramit qeverisës. Duke mos ditur se çfarë duhet të bëjnë, mbyllin qytetarët dhe shkojnë për të bërë fushata në Shqipëri, e më pastaj iu bie ndërmend planprogrami.

Një qeveri që nuk e trajton me prioritet popullin e saj, nuk i duhet atij vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat