​Tërnava uron besimtarët për muajin Ramazan, kërkon respektim të masave antiCovid

Aktuale

​Tërnava uron besimtarët për muajin Ramazan, kërkon respektim të masave antiCovid

Më: 12 prill 2021 Në ora: 12:31
Naim Tërnava

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës (BIK), myftiu Naim Tërnava, ka bërë thirrje për respektim të masave anti-Covid, në mesazhin me rastin e fillimit të muajit të bekuar të Ramazanit.

Tërnava me këtë rast i ka uruar të gjithë besimtarët mysliman muajin Ramazan, duke shtuar se ky muaj i bekuar duhet të shërbejë për adhurim ndaj Zotit, paqe dhe humanitet.

Tërnava: Qëllimi i agjërimit nuk është vetëm heqja dorë nga ngrënia e pirja, por bërja e njeriut më të përgjegjshëm

“Ramazani është muaj në të cilin filloj të zbres Kur’ani fisnik, është muaj i paqes, mëshirës e bamirësisë. Qëllimi i agjërimit nuk është vetëm heqja dorë nga ngrënia e pirja, nuk është për qëllim vetëm uria, por qëllimi i agjërimit është individi, familja e shoqëria, njohja e mësimeve dhe udhëzimeve hyjnore. Bërja e njeriut më të përgjegjshëm ndaj jetës në këtë botë si dhe të ndikojë në formimin e një shoqëria sa më të drejt dhe të përgjegjshme , e më të lumtur me nimetet që krijuesi i ka dhënë në këtë botë. Këto vlera të muajt të bekuar Ramazan dhe ibadeti i agjërimit marrin peshë edhe më të madhe në kohën tonë, kur njerëzimi është tunduar nga materiali dhe dinamika e jetës dhe sikur ka lënë pas dore shpirtëroren dhe humanen. Njerëzimi sot ka nevojë më shumë se kurrë për mësimet dhe vlerat që i jep agjërimi i Ramazanit”, theksoi Tërnava.

Kreu i BIK po ashtu ka kërkuar nga besimtarët mysliman që të respektojnë masat anti-Covid, pasi siç tha ai është obligim që të ruajmë vetën, familjen e shoqërinë nga infektimi.

Tërnava: Lusim Zotin për mëshirën e tij për të vdekurit nga virusi, të infektuarve shërim të shpejt!

“Edhe këtë vit, muaj Ramazan po na gjen në përballje me pandeminë Covid-19, me këtë rast më lejoni që të përgëzojë të gjithë ata që janë në rreshtin e parë të përballjes me këtë virus. Lusim Zotin që të gjithë ata që kaluan në botën tjetër t’i marrë në mëshirën e tij, ndërsa të infektuarve iu dëshirojmë shërim të shpejt, e të tjerët Zoti i ruajt nga prekja me këtë virus. Përveç kësaj, është obligim i ynë që ta ruajmë vetën, familjen e shoqërinë nga infektimi. Ju ftojë që të respektoni masat antiCovid me shpresë tek i madhi Zot që shumë shpejt edhe ne ta kemi vaksinimin e popullatës dhe kështu ta tejkalojmë edhe këtë sfidë të kohës me të cilën po përballemi që më shumë se një vit”, tha ai.

Tërnava tha se besimtari që agjëron është më human e solidar e mbi të gjitha më fisnik e paqësor

Tërnava: Besimtari që agjëron është më human e solidar e mbi të gjitha më fisnik e paqësor

“Besimtari që agjëron me përkushtim muajin Ramazan ashtu siç ka kërkuar krijuesi i gjithësisë do ta njohë më mirë e më afër kuvetin e rahmetin e Allahut xheleshanehu, do të kuptoj më mirë e më drejt misionin e tij në këtë botë, do të di se pa vullnetin e krijuesit nuk bëhet asgjë. Do të jetë i përgatitur për kadanë e kaderrin, e këto vlera e bëjnë besimtarin, rrethin dhe shoqërinë më të edukuar, më të drejt më të pasur, më të ngritur, më human e solidar e mbi të gjitha më fisnik e paqësor”, theksoi Tërnava.

Në fund të mesazhit të tij për Ramazan, myftiu tha se gjatë muajt Ramazan të myslimanët të bëjnë më të mirën të mundshme, me adhurim, lutje, namaz, sadaka e solidaritet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat