Armend Muja kalon vikendin në Kavajë

Aktuale

Armend Muja kalon vikendin në Kavajë

Më: 12 prill 2021 Në ora: 12:34
Armend Muja

Fushata në Shqipëri ka bërë që shumë deputetë e zyrtarë nga VV të përfshihen, duke shprehur përkrahje ndaj kandidatëve të kësaj partie.

I pranishëm ishte edhe deputeti i Vetëvendosjes, Armend Muja, i cili nuk hezitoi të publikonte foto duke u bërë thirrje qytetarëve shqiptarë të votojnë kandidatët nga kjo parti.

Ai ishte në Kavajë duke i dalur në përkrahje Boiken Abazit, që po kandidon për deputet nga qarku i Tiranës.

Në disa foto Muja shihet duke komunikuar me qytetarë me të cilët ndau programin e kandidatit Abazi.

Vizitat e fushatat në Shqipëri nga Qeveria Kurti 2, janë kritikuar shumë pasi Kosova është duke u përballur me sfida nga pandemia që ka goditur rëndë ekonominë e vendit, e në tjetrën anë masat e reja që kanë bërë mbylljen e sektorëve të ndryshëm, duke e bërë edhe më të vështirë situatën në vend.

Qyteti i Kavajës na priti dje me shumë dashamirësi. E vizituam qytetin me aktivistë nga Kavaja, Tirana, Prishtina,...

Posted by Boiken Abazi on E hënë, 12 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat