Përzgjidhet dhe vendoset fotografia zyrtare e Presidentes Osmani

Aktuale

Përzgjidhet dhe vendoset fotografia zyrtare e Presidentes Osmani

Më: 12 prill 2021 Në ora: 13:12
Vjosa Osmani

Në përputhje me Protokollin e Shtetit, është përzgjedhur fotografia zyrtare e Presidentes Vjosa Osmani, e cila është vendosur në Presidencë dhe e njëjta u është dërguar edhe Qeverisë së Kosovës, Kuvendit dhe Gjykatës Kushtetuese.

Kështu ka njoftuar zyra e Presidences e cila ka treguar detaje se si është përzgjedhur ajo, shkruan gazeta "Bota sot".

Fotografia zyrtare e Presidentes Osmani është përzgjedhur nga një komision i përbërë prej katër artistëve, përfaqësuesi i protokollit të shtetit, përfaqësuesi i protokollit të Kuvendit të Kosovës dhe dy përfaqësues nga Presidenca e Kosovës.

Sipas Ligjit për Protokollin e shtetit, neni 20, paragrafi 3, fotografinë e Presidentes Osmani obligohen ta mbajnë në zyra të gjithë institucionet e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat