Ambasadori amerikan tregon se çka bisedoi me Sveçlën

Aktuale

Ambasadori amerikan tregon se çka bisedoi me Sveçlën

Më: 12 prill 2021 Në ora: 13:55
Philip Kosnett dhe Xhelal Sveçla

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka thënë se këtë mëngjes pasur një diskutim të mirë me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçlën.

Kosnett ka shkruar në Twitter se ka diskutuar me Sveçlën lidhur me çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit dhe qeverisjen e mirë.

“Diskutim i mirë me Ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla mbi çështjet anti-korrupsion, sundimin e ligjit dhe qeverisjen këtë mëngjes.

Të inkurajuar të dëgjojmë angazhimin e qëndrueshëm të qeverisë për të çuar përpara qëllimin e drejtësisë së barabartë për të gjithë qytetarët”, shkroi Kosnett.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat