Vigan Qorollit i vidhet çanta nga duart, dyshohet ta ketë marrë një grua

Aktuale

Vigan Qorollit i vidhet çanta nga duart, dyshohet ta ketë marrë një grua

Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:48
Vigan Qorolli

Një ngjarje aspak e hijshme ka ndodhur para pak minutave në qendër të Prishtinës.

Njohësit të çështjeve politike, Vigan Qorollit i është vjedhur një çantë dore derisa ishte në objektin e Komunës së Prishtinës.

Çanta thuhet të ketë qenë lëkurë ngjyrë kafe e mbyllur, ndërsa në bazë të dëshmitarëve në këtë rast çanta është marrë nga një grua e cila kërkon lëmoshë.

Lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e Qorrollit.

Postimi i plotë:

Përshëndetje grupi,

Para pak orësh në objektin e Komunës së Prishtinës, bashkëshortit tim Vigan Qorrolli, ia kanë vjedhur një çantë të vogël dore (lëkurë ngjyrë kafe e errët). Sipas dëshmitareve, çantën e ka marrë një grua-lypëse.

Në çantë, pos kuletës me mjete monetare, kartela e dokumente, ka pasur edhe çelësat e veturës.

Ju lutem që nëse rastësisht dikujt nga grupi mund t’i bie në sy një çante e tillë, kuleta apo dokumentet ju lutem të na njoftoni.

Nuk do të mungojë shpërblimi për personin që mund të gjejë gjësendet e vjedhura.

Faleminderit shumë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat