Kryeparlamentari Konjufca priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grondahl

Aktuale

Kryeparlamentari Konjufca priti në takim ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grondahl

Më: 12 prill 2021 Në ora: 14:47
Pamje nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim ambasadorin e Norvegjisë, z. Jens Erik Grondahl.

 

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, z. Jens Erik Grondahl, uroi kryeparlamentarin Konjufca për detyrën e re në krye të Kuvendit të Kosovës. Me këtë rast ai shprehu gatishmëri për të vazhduar bashkëpunimin me qeverinë e re dhe për t’i thelluar​ marrëdhëniet mes dy vendeve tona.

Në takim është biseduar edhe për përpjekjet e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë, me ç’rast z. Konjufca theksoi se shteti norvegjez meriton falënderim të veçantë për përpjekjet aktuale lidhur me sigurimin e vaksinave për qytetarët e Kosovës dhe formave të tjera të ndihmës konkrete rreth pandemisë. Ai tha se ndihma e Norvegjisë është shumë e çmuar për Kosovën.

Z. Konjufca ka falënderuar ambasadorin Grondahl për urimin, si dhe për bashkëpunimin në mes të dy shteteve, duke cekur sidomos projektin “Zhvillimi i Shërbimit Ligjor informativ për Kuvendin e Kosovës dhe Konsistenca Gjuhësore e ligjeve”.

Z. Konjufca ka përmendur mbështetjen e vazhdueshme dhe substanciale që Norvegjia i ka dhënë Kosovës në fushën e sundimit të ligjit dhe ngritjen e kapaciteteve në sistemin e drejtësisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat