​Haradinaj kujton Dëshmorët e Brigadës 133 Adrian Krasniqi

Aktuale

​Haradinaj kujton Dëshmorët e Brigadës 133 Adrian Krasniqi

Më: 12 prill 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj kujtoi Dëshmorët e Brigadës 133 ‘Adrian Krasniqi’ të zonës Operative të Dukagjinit.

Haradinaj tha se kjo Brigadë që nga themelimi i saj ishte krahë i fortë i luftës për liri.

Ai tha se me betejat e tyre Brigada 133 nderuan emrin e heroit Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë shqiptarët.

Haradinaj po ashtu tha se betejat e Prillit ishte koha kur luftëtarët e Brigadës 133, me heroizmin e tyre i bënë të ditur armikut se pranvera e ardhshme do e gjejë Kosovën në liri.

‘Brigada 133 "Adrian Krasniqi" e Zonës Operative të Dukagjinit, që nga themelimi i saj, ishte krah i fortë i luftës për liri. Me betejat e tyre, ata nderuan emrin e heroit Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë shqiptarët. Kujtojmë sot betejat e Prillit, kur luftëtarët e Brigadës 133, me heroizmin e tyre, i treguan armikut se pranvera e ardhshme do ta gjejë Kosovën në liri’.

‘Liria erdhi disa muaj më pas, e ne përulemi para sakrificës së të rënëve, sakrificë e cila na motivon për të punuar për Kosovën e fortë e të mirëqenë, siç e ëndërruan ata’.

Po ashtu Haradinaj ka vlerësuar lartë aktin e pajtimit të dy familjeve në hasmëri, Hakaj dhe Lipaj, që zgjodhën pikërisht Ditën e Dëshmorëve të Brigadës 133 të Zonës Operative të Dukagjinit, për të ndërprerë hasmëritë mes tyre.

‘Në këtë ditë të shënuar, përshëndes veprimin që në emër të gjakut të Dëshmorëve, u pajtuan dy familje, Hakaj dhe Lipaj. Le të shërbejë shembulli i tyre për të gjithë, si shembull atdhedashurie dhe respekti për ata që u sakrifikuan në themelet e lirisë së Atdheut’, shkroi Haradinaj.

Postimi i plotë:

Brigada 133 "Adrian Krasniqi" e Zonës Operative të Dukagjinit, që nga themelimi i saj, ishte krah i fortë i luftës për liri. Me betejat e tyre, ata nderuan emrin e heroit Adrian Krasniqi, Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe mbarë shqiptarët.

Kujtojmë sot betejat e Prillit, kur luftëtarët e Brigadës 133, me heroizmin e tyre, i treguan armikut se pranvera e ardhshme do ta gjejë Kosovën në liri.

Liria erdhi disa muaj më pas, e ne përulemi para sakrificës së të rënëve, sakrificë e cila na motivon për të punuar për Kosovën e fortë e të mirëqenë, siç e ëndërruan ata.

Në këtë ditë të shënuar, përshëndes veprimin që në emër të gjakut të Dëshmorëve, u pajtuan dy familje, Hakaj dhe Lipaj. Le të shërbejë shembulli i tyre për të gjithë, si shembull atdhedashurie dhe respekti për ata që u sakrifikuan në themelet e lirisë së Atdheut.

Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat