Presidentja Osmani takohet me shefin e EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

Aktuale

Presidentja Osmani takohet me shefin e EULEX-it, flasin për sundimin e ligjit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 17:46
Pamje nga takimi

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim shefin e EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark nga i cili mori përgëzimet për detyrën.

Në takim u bisedua pas aspekte të përgjithshme të zhvillimeve politike dhe u vlerësua pozitivisht përmbyllja e suksesshme e konstituimit të institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Të dy bashkëbiseduesit u shprehën të gatshëm për të vazhduar bashkëpunimin ndërmjet të të dy institucioneve, sidomos në fushën e sundimit të ligjit, rendit dhe personave të pagjetur.

Presidentja Osmani mirëpriti angazhimin e vazhdueshëm të EULEX-it për ngritjen e kapaciteteve të institucioneve ligjzbatuese.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat