“Ke punuar edhe për Fatmir Limajn”, Demi i GAP-it përplaset me këshilltarin e Kurtit

Aktuale

“Ke punuar edhe për Fatmir Limajn”, Demi i GAP-it përplaset me këshilltarin e Kurtit

Më: 12 prill 2021 Në ora: 19:54
Jeton Zulfaj dhe Agron Demi

Agron Demi nga Institui GAP dhe Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, kanë poelmizuar përmes komenteve në rrjetin social facebook.

Në një postim të Demit ku kritikonte Qeverinë Kurti për mungesë të planit qeverisës, Zulfaj reagoi duke ia kujtuar se qeveria i ka vetëm 21 ditë.

“Një vit kërkon zgjedhje, për disa muaj anketat tregojnë që ke me i fitu zgjedhjet me mbi 50%, qe dy muaj edhe zyrtarisht e di që ke me qeverisë i vetëm, qe tre javë e ke fillu mandatin qeverisës, edhe ende nuk ke një Plan Qeverisës. Qysh”, ka shkruar Demi.

Tutje Demi tha se Zulfaj ka këshilluar edhe Fatmir Limajn, ndërsa një gjë të tillë e mohoi Zulfaj duke i thënë se ka punuar vetëm në qeverinë Kurti 1 dhe 2, si dhe në shoqërinë civile.

“Ke këshillu Fatmir Limajn, gjynahet e të cilit në qeveri nuk mundeni me i shly as për disa vjet. Ndër to edhe monopolin në homologim që na zhvatë miliona euro çdo vit, tash e 12 vjet”, shkroi ai.

“Nuk është e vërtetë. Asnjëherë nuk kam punuar në asnjë qeveri, perveç në Kurti I dhe tash Kurti II. Kam punuar në shoqëri civile 15 vjet e një pjesë të mirë të saj në projekte kundër korrupsionit”, mohoi Zulfaj.

Pas pak minutash ky i fundit e pranoi se kishte këshilluar edhe Fatmir Limajn, por sipas tij këtë e kishte bërë sa ishte në opozitë.

” E vërtetë. Kam këshilluar Fatmir Limajn në zgjedhjet e qershorit 2014 kur edhe u pat formuar koalicioni LAN e pastaj VLAN. Pra 6 muaj sa ishte në opozitë e jo në qeveri”, shkroi Zulfaj.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat