Ky është reagimi i radhës nga LVV, pas kritikave për vizitën në Shqipëri

Aktuale

Ky është reagimi i radhës nga LVV, pas kritikave për vizitën në Shqipëri

Nga: D.RR. Më: 12 prill 2021 Në ora: 20:56
Foto ilustrim

Arlind Manxhuka, zyrtari për media i LVV-së, përmes një shkrimi në facebok ka treguar edhe njëhere përkrahjen që LVV po i bën Bordit të LV-së në Shqipëri.

Manxhuka u shpreh që LV është aleternativë për zgjedhjen e problemeve dhe lidhshmëria që ka me qytetarin e bënë më të lehtë kalimin e sfidave siç janë ato ekonomike e sociale.

Më tej, ai përmend edhe kritikat që iu janë bërë për përkrahjen e LVV-së për LV-në në Shqipëri, thotë se LVV në Kosovë u zotua në zgjedhje edhe për fuqizmin e marrdhënieve vëllazërore në Shqipëri, përcjell “Bota sot”.

Lëvizja Vetëvendosje në Kosovë është e lumtur të përkrahë forca progresive që angazhohen për barazi sociale, zhvillim ekonomik e të drejta në gjithë rajonin, shkruan më tej Manxhuka.

Postimi i plotë

Bordi i Lëvizjës VETËVENDOSJE! qendra në Shqipëri, ka vendosur që Lëvizja VETËVENDOSJE! atje të merr pjesë në zgjedhjet e 25 prillit përmes përkrahjes së kandidatëve të pavarur.

Organizata e Lëvizjës VETËVENDOSJE! në Shqipëri ka autonominë e plotë vendimmarrëse, por në këto zgjedhje gëzon edhe mbështetjen logjistike dhe politike të LV. Ne besojmë që LV është alternativë ndaj problemeve, sfidave, e vështirësive me të cilat ballafaqohen qytetarët atje. Kosova dhe Shqipëria kanë qenë dhe janë përherë të lidhura me njëra-tjetrën, por edhe sfidat i kemi të përbashkëta; problemet ekonomike, sociale e politike, sidomos korrupsionin, varfërinë, papunësin e migrimin. Ne besojmë që kandidatët e pavarur të përkrahur nga LV në zgjedhjet e 25 prillit përfaqësojnë modelin progresiv të përfaqësuesit të popullit që me përgatitje dhe integritet përfaqëson dhe mbron interesat e qytetarëve.

Gjatë këtyre ditëve kemi parë kritikë për këtë përkrahje logjistike dhe njerëzore që ka ofruar dhe po ofron LV në Shqipëri. Kritikë të cilën e kuptojmë pasi qytetarët presin që ne të angazhohemi në kryerjen e zotimeve që kemi marrë, të cilën po e bëjmë gjatë gjithë kohës. Por, pjesë e këtyre zotimeve ishte dhe mbetet fuqizimi i marrëdhënieve vëllazërore me Shqipërinë. Ajo që e dallon dhe e ka dalluar LV-në nga të tjerët përherë është aktivizimi për realizimin e të drejtave dhe sjelljen e ndryshimit përkundrejt pasivizmit dhe status quos duke pritur që ato të realizohen vetvetiu.

Në këtë drejtim zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri kanë hapur mundësinë që modelin e fitores qytetare me 14 shkurt ta ndajmë aktivisht edhe me vëllezërit e motrat tona në Shqipëri. Në fakt, Lëvizja VETËVENDOSJE! në Kosovë është e lumtur të përkrahë forca progresive që angazhohen për barazi sociale, zhvillim ekonomik e të drejta në gjithë rajonin sepse Kosova është e sigurtë dhe e zhvilluar po aq sa është edhe rajoni i saj.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat