Ish anëtari i VV-së: Ja pse Kurti refuzoi vaksinat nga Shqipëria

Aktuale

Ish anëtari i VV-së: Ja pse Kurti refuzoi vaksinat nga Shqipëria

Nga: D.RR Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:07
Albin Kurti dhe Edi Rama

Ish anëtari i VV-së, Leon Duhanaj, në një postim në Facebook ka thënë se refuzimi i vaksinave nga Kurti prej Tiranës zyrtare, ka të bëjë me çështje politike e jo me prejardhjen e vaksinave.

Ai thotë se Kurti po e sfidon Ramën drejtpërdrejtë në zgjedhjet në Shqipëri.

Duhanah thekson se kjo çështje nuk duhet të heshtet.

Postimi i tij i plotë:

Refuzimi i vaksinave nga Tirana zyrtare e Qeverisë Kurti, nuk ka të bëj me prejardhjen e tyre, por me qëllimet politike të Kurtit në Shqipëri.

Kurti, po e sfidon Kryeministrin Rama, drejtëpërdrejtë në zgjedhjet në Shqipëri, përmes anëtarëve të partisë së tij të cilët janë në garë si kandidat të "pavarur".

Në ketë kontekst, z. Kurti, për interesa politike personale, e merr në konsideratë edhe vdekjen e qytetarëve.

Kjo çështje, nuk duhet të heshtet, sepse nuk është lëshim i vogël e aq me pak është lëshim i pakalkuluar!

Loja që po e bën Qeveria Kurti në kontekst me situatën pandemike dhe zgjedhjet në Shqipëri, është me së paku e papërgjegjshme për t'mps thënë kriminale!

Për fat të keq, opozita kosovare është në gjendje kome, përderisa shoqëria civile edhe ashtu vepron me inercion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat