Quni: Ka interpretime politike për betejën e Koshares

Aktuale

Quni: Ka interpretime politike për betejën e Koshares

Nga: D.RR Më: 12 prill 2021 Në ora: 23:14
Anton Quni

Zyrtari i LDK-së dhe ish komandant i Koshares, Anton Quni, ka folur për 22 vjetorin e betejës së Koshares.

Quni thotë se çdoherë që bëhet interpretim për këtë betejë, ka interpretime të ndryshme.

Ai potencon se ka edhe interpretime politike kur flitet për Koshare.

"Është e vërtetë që sa herë që përkujtohet beteja e Koshares, ka interpretime të ndryshme. Ka edhe interpretime politike, gjë që nuk është e mirë për një betejë të lavdishme si e Koshares", ka thënë Quni në "DpT te Fidani", përcjellë "Bota sot".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat