Pupovci: Mësimdhënësit duhet të jenë prioritet për vaksinim

Aktuale

Pupovci: Mësimdhënësit duhet të jenë prioritet për vaksinim

Më: 13 prill 2021 Në ora: 00:20
Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se mësimdhënësit duhet të bëjnë pjesë në kategorinë e prioritetit për vaksinim.

Pupovci në Interaktiv u shpreh se edhe vendet fqinje i kanë vendosur mësimdhënësit në listën e prioritetit për vaksinim.

“Për periudhën 15 mars – 2 prill, kemi pasur 523 mësimdhënës të infektuar nga 23.765 gjithsej. Ndërkohë, në këtë periudhë, janë infektuar 712 nxënës. Kjo i bie që ka pasur më shumë të infektuar mësimdhënës sesa nxënës, ndoshta sepse te nxënësit ka pasur më pak testime. Mësimdhënësit duhet të kenë prioritet në vaksinim, pasi janë në një ambient ku ka lëvizshmëri të shumë njerëzve. Kështu nuk e them unë, por është në të gjithë botën.

Tani kemi një rast ku shumica e mësimdhënësve e kanë kaluar COVID-19, dhe nuk e kanë prioritet vaksinimin, por kategoria tjetër, ata që nuk e kanë kaluar, duhet të vaksinohen. Shpresoj që kjo do të ndodhë sa më shpejtë. Edhe shtetet fqinje i kanë vendosur me prioritet vaksinimin e mësimdhënësve”, deklaroi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat