Kryeministri japonez i shkruan Osmanit: Japonia do të mbështesë përpjekjet e Kosovës për integrim në BE

Aktuale

Kryeministri japonez i shkruan Osmanit: Japonia do të mbështesë përpjekjet e Kosovës për integrim në BE

Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:34
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar telegram urimi nga Kryeministri i Japonisë, Yoshihid Suga, i cili e ka uruar për detyrën.

Në këtë telegram, kryeministri Suga ka thënë se Japonia i kushton rëndësi të veçantë marrëdhënieve me Kosovën, e cila sipas tij luan rol kyç për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në Ballkan, por dhe në Evropë, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.

Kryeministri japonez ka theksuar në telegram se Japonia aktivisht kontribuon në zhvillimin e vendit tuaj dhe do të vazhdojë ta mbështesë reformat në Kosovës dhe përpjekjet në rrugën evropiane të Kosovës.

“Më tej Suga ka theksuar se shteti i tij do të vazhdojë bashkëpunimin me Kosovën ne fushën e politikës, biznesit, kulturës dhe sportit”, thuhet tutje në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat