Dialogu Kosovë-Serbi, paralajmërimi befasues i anëtarit të LDK-së

Aktuale

Dialogu Kosovë-Serbi, paralajmërimi befasues i anëtarit të LDK-së

Nga: A.Morina Më: 13 prill 2021 Në ora: 12:43

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe këshilltari i ish-kryeministrit Hoti, Visar Berisha ka komentuar vendosjen e reciprocitetit ndaj Serbisë nga ana e Qeverisë së Kosovës.

Berisha tha se ekzistojnë dy arsye themelore për vendosjen e reciprocitetit.

E para, përpjekja për të "forcuar" pozitën e presupozuar të Kosovës në dialog, për të cilën, për fat të keq Kosova e sotme nuk ka as informacion e as partnere për ta kuptuar.

Arsyeja e dytë është përpjekja për të blerë kohë, pasi prap, Kosova e sotme nuk ka dëshirë, vullnet e as strategji për të përmbyllur procesin e njohjes reciproke me Serbinë”, shkroi Berisha në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Permendja e reciprocitetit ndaj Serbise nga ana e Qeverise se Kosoves ka dy arsye themelore; e para, perpjekja per te "forcuar" poziten e presupozuar te Kosoves ne dialog, per te cilen, per fat te keq Kosova e sotme nuk ka as informacion e as partnere per ta kuptuar.

Arsyeja e dyte eshte perpjekja per te blere kohe, pasi prap, Kosova e sotme nuk ka deshire, vullnet e as strategji per te permbyllur procesin e njohjes reciproke me Serbine.

Ka me qene nje rruge pa krye ky vit "dialogues", per fat te keq.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat