Murati dhe Minxhozi flasin rreth implementimit të marrëveshjeve ndërshtetërore

Aktuale

Murati dhe Minxhozi flasin rreth implementimit të marrëveshjeve ndërshtetërore

Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:51
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati priti në takim ambasadorin e Shqipërisë Qemal Minxhozi.

Ata diskutuan për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit, ministri Murati dhe Ambasadori Minxhozi diskutuan rreth implementimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, për themelimin e një grupi punues ndërministor mes Kosovës dhe Shqipërisë për trajtimin e çështjeve të ndryshme mes dy vendeve.

Sipas një komunikate të MFPT-së, në takim u diskutua edhe për lehtësimin e lëvizjes së mallrave në mes të dy vendeve si dhe për krijimin e një mekanizmi i cili do të shërbejë në rritjen e diversitetit të kompanive që qasen në tregjet e Kosovës dhe Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat