“Bravo Donika”/ Gërvalla e “çmendi” Rusinë në Këshillin e Sigurimit

Aktuale

“Bravo Donika”/ Gërvalla e “çmendi” Rusinë në Këshillin e Sigurimit

Nga: N.Sh Më: 13 prill 2021 Në ora: 17:58
Pamje nga takimi në KE

Në Këshillin e Sigurimit ka rifilluar takimi pas refuzimit që të hiqet flamuri i Kosovës.

Këtë kërkesë të Rusisë, kryediplomatja e Kosovës, Donika Gërvalla, e ka refuzuar kategorikisht.

Pas kësaj, në Kosovë kanë vërshuar reagimet e shumta, të cilat e përshëndetën veprimin e Gërvallës.

Profesori universitar Fadil Maloku thotë se kështu avokohet për Kosovën.

Ai përmes një postimi në Facebook, thotë se Donika i mbajti leksion moralopolitik, fashizmit dhe gjenocidit serb në KE.

“Hallall Donika Gërvalla, kështu avokohet për Kosovën!

Donika Gërvalla, në cilësinë e ZKM dhe Ministres së jashtme të Kosovës, i mbajti një leksion moralopolitik, fashizmit dhe gjenocidit serb në Këshillin e Sigurimit...?”, shkruan profesori.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat