SHBA-të mesazh Kurtit e Vuçiqit për dialogun: Ka shumë pak kohë për të humbur

Aktuale

SHBA-të mesazh Kurtit e Vuçiqit për dialogun: Ka shumë pak kohë për të humbur

Më: 13 prill 2021 Në ora: 18:44
Përfaqësuesi amerikan në Këshillit të Sigurimit

Shtetet e Bashkuara të Amerikës në seancën e sotme të Këshillit të Sigurimit kanë shprehur përkrahjen e tyre për shtetin e Kosovës.

Përfaqësuesi amerikan aty tha se zgjedhjet në Kosovë reflektojnë vullnetin e popullit të Kosovës.

“SHBA-të duan të fillojnë duke përgëzuar popullin e Kosovës për mbajtjen e zgjedhjeve të lira dhe transparente, dhe kjo reflekton vullnetin e Kosovës për paqen dhe prosperitetin e këtij vendi. Ne përgëzojmë promovimin e gruas. Kjo është një arritje tejet e madhe që tregon përkyushtimin ndaj agjendës së OKB-së”, tha përfaqësuesi amerikan.

Ai po ashtu përmendi edhe procesin e dialogut, për të cilin tha se nuk ka kohë për të humbur.

Në këtë kontekst, ai përmendi edhe marrëveshjen e arritur në Uashington.

“SHBA-të presin që të punojnë me Kurtin e Osmanin në shumë prioritete të përbashkëta, duke filluar nga luftimi i korrupsionit, reformat dhe normalizimi i marrëdhënieve me Sebrinë. Me qeverinë e re të Kosovës ne mirëpresim planet e emisarit të BE-së që dialogut të rinis në të ardhmen e afërt. Zotimet e dhëna nga Kosova dhe Serbia në shtator të vitit 2020 kanë përforcuar nivelin e bashkëpunimit ekonomik. Ne besojmë që ka bazë të mirë, dhe shumë pak kohë për të humbur”, tha ai.

Kësisoj, ai bëri thirrje që të dy palët të zbatojnë marrëveshjet e arritura më herët.Ndërkaq, tha se misioni i UNMIK-ut në Kosovë duhet të përmbyllet.

“Ne thërrasim për zbatimin e marrëveshjeve të kaluara. SHBA-të duan të ritheksojnë qëndrimin e vet se UNMIK-u duhe të ecë drejt përmbylljes. Ne ftojmë që t’i japet fund UNMIK-ut. Dua të përgëzoj Kosovën dhe Izraelin për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike”, tha përfaqësuesi amerikan në SHBA.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat