Kina e zhgënjyer me refuzimin e vaksinës kineze nga qeveria Kurti

Aktuale

Kina e zhgënjyer me refuzimin e vaksinës kineze nga qeveria Kurti

Më: 13 prill 2021 Në ora: 19:00
Albin Kurti

Po  vazhdon mbledhja  e  Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, rreth raporti të Kosovës, ku po  flasin përfaqësues të shteteve të ndryshme, të cilët në fokus të fjalimeve të tyre kanë dialogun.

Përfaqësuesi i Kinës ka thënë se mirëpret përmirësimin e bashkëpunimit të Serbisë dhe Kosovës sa i përket çështjeve të energjisë elektrike.

Ai kërkoi që të rifilloi dialogu sa më parë mes të dyja palëve.

Tutje kërkoi që të bëhet përmirësimi i jetës dhe menaxhimit të pandemisë për gjithë grupet etnike që jetojnë në Kosovë.

Ndër të tjera ka treguar se Serbia ka ofruar vaksina për zonat e banuara me serb, gjë që u kundërshtua nga pala e Kosoves.

Ai shtoi se kërkon që tani ka nisur vaksinimi të shpërndahen në mënyrë të drejtë duke thënë se janë të zhgënjyer se u bë refuzimi i vaksinave kineze.

Kurse ka mbështetur vazhdimin e misionit të UNMIK-ut edhe me tutje në Kosovë.

Ndërsa ka thënë se ndjen keqardhje për incidentit e sotëm në lidhje me simbolet e Kosovës.

Ai tha se në këtë mbledhje po mundohen t’i ulin gjakrat e të ketë bashkëpunim më të mirë, e jo të krijohen situata të tilla. Në këtë mënyrë u tentua të ulë edhe rëndësinë e simboleve shtetërore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat