Abdixhiku në takim me përfaqësuesit e BE-së, u kërkon këtë gjë

Aktuale

Abdixhiku në takim me përfaqësuesit e BE-së, u kërkon këtë gjë

Nga: D.RR Më: 13 prill 2021 Në ora: 20:59
Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetaren znj. Shqipe Mjekiqi -Sadiku, kanë zhvilluar një takim miqësor me përfaqësues të lartë të BE-së.

Lajmin e ka bërë LDK-ja përmes një njoftimi zyrtar në Facebook.

Përfaqësuesit e BE-së kanë vlerësuar lart rolin e LDK-së në votimin e presidentes Vjosa Osmani.

Teksa kryetari Abdixhiku ka kërkuar liberalizimin e vizave për Kosovën.

Postimi i plotë:

Sot, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Dr. Lumir Abdixhiku bashkë me nënkryetaren znj. Shqipe Mjekiqi -Sadiku, kanë zhvilluar një takim miqësor me përfaqësues të lartë të BE-së, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, z. Olivér Várhelyi, Zëvendës Kryetarin e Grupit të PPE për Zgjerim, Ballkanin Perëndimor dhe Fqinjësi Jugore në Parlamentin Evropian, z. Andrey Kovatchev, dhe një numër eurodeputetësh e raportuesish nga Parlamenti Evropian.  
 
Përfaqësuesit e BE-së vlerësuan lart pjesëmarrjen e Lidhjes Demokratike të Kosovës në procesin e votimit dhe përgëzuan kryetarin Abdixhiku për rolin konstruktiv që LDK ka luajtur duke i hapur rrugë zgjedhjes së Presidentes.  
 
Po ashtu, njoftuan kryetarin Abdixhiku që BE-ja është duke finalizuar përpjekjet që, përveç kanalit COVAX, shumë shpejt të sigurojë vaksina shtesë për Kosovën dhe vendet tjera të rajonit. 
 
Kryetari Abdixhiku falënderoi përfaqësuesit e BE-së për mbështetjen që ka dhënë BE për Kosovën duke theksuar nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët e vendit dhe një përshpejtim të procesit të integrimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat