Ganimete Musliu sulmon ashpër Vjosa Osmanin për Hashim Thaçin

Aktuale

Ganimete Musliu sulmon ashpër Vjosa Osmanin për Hashim Thaçin

Nga: P.R Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:15
Vjosa Osmani dhe Hashim Thaçi/ Foto e publikuar nga Ganimete Musliu

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë ditës së sotme ka takuar ish presidenrër e Kosovës, Fatmir Sejdiun, Atifete Jahjagën dhe Behxhet Pacollin.

“Kultura e mirëfilltë shtetërore ndërtohet vetëm duke e njohur dhe respektuar traditën institucionale dhe duke e shndërruar atë në përvojë të vyer, së cilës mund t’i referohemi dhe nga e cila mund të mësojmë vazhdimisht. Për këtë qëllim, sot pata kënaqësinë t’i pres dhe të bashkëbisedoj me ish-presidentët e Kosovës, Prof.dr. Fatmir Sejdiu, znj. Atifete Jahjaga dhe z. Behgjet Pacolli. Përvoja e secilit prej tyre është e rëndësishme për rrugëtimin që do ta ndjekë institucioni ynë, por edhe mundësi për të krijuar një frymë të re në jetën tonë institucionale, atë të këshillimit të vazhdueshëm me ish-presidentët, si njerëz të cilët kanë bartur mbi supe barrën e udhëheqjes së institucionit më të lartë të vendit në periudha të ndryshme”, shkruan ndër tjerash presidentja Osmani.

E sulme ndaj Vjosa Osmanit ka drejtuar deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu. Shkas për sulmet e saj është bërë ish presidenti, Hashim Thaci.

“Vjosa Osmani edhe sot në takim me ish presidentët, nuk ja doli dot të kapërcej vogëlsinë e saj dhe të shprehte, të pakten për kurtuazi, keqardhje për procesin që po zhvillohet në Hagë kundër UÇK-s, pra kundër një ish Presidenti dhe shokëve të tij. Sa e vockël duhet të jet që nuk po ja del dot të lëj mbrapa inatet e saj personale! Lëri inatet zonja Presidente sepse Presidenti Hashim Thaçi me shokët e tij nuk është në Hagë për hajni pulash por sepse bashkë me ta, me gratë dhe burrat më të mirë, ta sollën lirinë dhe me këtë edhe mundësinë që ti sot të bëhësh Presidente. Fillo të flasësh dhe të sillesh si një Presidente e vërtetë”, ka shkruar Ganimete Musliu, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat