Në cilën parti po shkon Xhafer Gashi, tregon Ramush Haradinaj

Aktuale

Në cilën parti po shkon Xhafer Gashi, tregon Ramush Haradinaj

Më: 13 prill 2021 Në ora: 21:41
Ramush Haradinaj dhe Xhafer Gashi

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është deklaruar rreth dorëheqjes së kryetarit të AAK-së në Obiliq nga kjo parti.

Haradinaj, ka thënë menjëherë në ditën e zgjedhje të 14 shkurtit ka pas një bisedë me të, pas votave të pakta që kanë marrë si AAK në këtë komunë.

“Unë e kam pas një bisedë ditën e zgjedhjeve, si bashkëluftëtar, si koleg. Pas dy mandateve të tij ne kemi pas rënie të madhe në Obliq, kemi rënë në 1800 vota”, ka thënë Haradinaj.

Ai , ka deklaruar se nuk ia ka kërkuar asnjëherë largimin Xhafer Gashit, pavarësisht rënies së votave për AAK-në, në Komunën e Obliqit.

“Rënia që i ka ndodhë ka qenë shumë e madhe. Në bisedë i kam thënë kjo nuk është në rregull, çka u bë me këtë rezultat, nuk ia kam kërkuar largimin”, ka shtuar Haradinaj.

“Me sa kam dëgjuar Gashi po shkon në LDK, se në Vetëvendosje i kanë thënë nuk kemi nevojë”, ka shtuar Haradinaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat