Grafite kundër dhunës ndaj grave në Deçan

Aktuale

Grafite kundër dhunës ndaj grave në Deçan

Më: 13 prill 2021 Në ora: 22:09
Grafite kundër dhunës ndaj grave në Deçan

Aktivistet feministe të Deçanit zhvilluan aksion simbolik me grafite në muret e qytetit me parulla që dënojnë patriarkatin dhe shtypjen e grave. 

Përmes shkrimeve në mur, aktivistet/ët nxorën në hapësira publike disa të vërteta të grave të cilat përjetohen e riprodhohen në heshtje.

Dhuna ndaj grave, ndalimi i shkollës nga baballarë, vëllezër e axhallarë, mbyllja e grave brenda mureve të shtëpisë u shkruan me ngjyrë të kuqe, si alarm për shoqërinë e institucionet dhe shenjë që revolta dhe rezistenca e grave po zihet shtëpive e rrugëve të qytetit. 

Dhuna sistemike ndaj grave do të kundërshtohet nga të gjitha/ë ne, në solidaritet deri në çlirimin e grave!

Image
Grafite kundër dhunës ndaj grave në Deçan
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat