Flet doktori shqiptar nga Presheva: Vendimi për shkarkimin tim është politik

Aktuale

Flet doktori shqiptar nga Presheva: Vendimi për shkarkimin tim është politik

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:39
Driton Salihu

Driton Salihu këtë të martë është shkarkuar nga pozita e Drejtorit të Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë.

Ai është shprehur se ky vendim ndaj tij është diskriminues dhe politik.

“Dokumenti që kam marr nga Ministria e Shëndetësisë nuk ka asnjë arsye se pse jam shkarkuar, vetëm se figuron që nuk do të jem drejtor i Shtëpisë së Shëndetit. Nuk ka asnjë arsye që është cekur pse unë nuk jam më drejtor. Komuna e Preshevës është në top pesë komunat sa i përket vaksinimit kundër COVID-19 në tërë Serbinë – është ndër komunat e para që ka vaksinuar personat mbi 65 vjet”, është shprehur Salihu.

Ai ka thënë se kishte edhe një vit deri në skadim të mandatit të tij katërvjeçar në krye të institucionit më të lartë shëndetësor në Preshevë.

“Kontrata më skadonte më 25 prill 2022. Ky vendim nuk ka të drejtë ankese. Është fuqiplotë.

“Probleme nuk kemi pasë të gjithë stafi kanë vendim të punës. Presim nga institucionet në Kosovë dhe Shqipëri për shkak të diskriminimit të pastër. Nuk ka asnjë arsye tjetër”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat