Nagavci: Notat do të largohen për klasat 1 deri në 4

Aktuale

Nagavci: Notat do të largohen për klasat 1 deri në 4

Më: 13 prill 2021 Në ora: 23:55
Arbërie Nagavci

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur se e ka në plan që të largojë notimin e nxënësve me nota 1 deri në 5.

“Ne synojmë që mos të ketë notë nga 1 deri në 5, përveç se humbet energji për mësimdhënësit për notimin e nxënësve, kjo është shumë shpesh joreale dhe prindërit po insistojnë që të gjitha notat t’i kenë fëmijët 5”, tha ajo.

Ajo ka bërë të ditur se do të bëhet vlerësim formativ dhe notat do të largohen për klasat 1 deri në 4.

“Përmes vlerësimit formativ do të ndihmohen nxënësit që të përmirësojnë shkathtësitë e tyre, pra është për arsimin fillor prej klasës 1 deri në 5 dhe po ashtu do të mundohemi edhe për shujtën falas për fëmijët”, tha Nagavci.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat