Ngjarjet për ditën e sotme

Aktuale

Ngjarjet për ditën e sotme

Më: 14 prill 2021 Në ora: 06:13
Ilustrim

Ngjarjet e datës 14 Prill 2021

- Mbahet seanca gjyqësore për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës, ku të akuzuar janë ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj - Bujupi dhe Besa Baftiu. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)  

- Mbahet seanca e katër ndaj Xhevdet Qeriqit dhe 10 veteranëve  të UÇK-së për organizimin e një proteste në gusht të vitit 2015. (Gjykata Themelore në Prishtinë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Kuvendi Komunal i Prizrenit, do të mbajë mbledhje urgjente me rend dite “Kërkesë për shtyrjen e vendimit për ekzekutim të largimit nga zyrat partitë politike”. (Salla e Kuvendit të Komunës, në Shtëpinë e Bardhë, ora 10:00)

- Instituti GAP dhe Kosovo 2.0 organizojnë diskutimin virtual me temën "Strategjia Kombëtare për Zhvillim: arritjet, ngecjet dhe pritshmëritë”. (https://zoom.us/j/95302971166?pwd=L2txdW5NSklnc0JPZDBRaTJweW1HQT09, ora 10:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërdarjen e kompjuterëve dhe të llaptopëve të dhuruar nga KFOR-i Italian, për nxënësit e shkollës në fshatin Mushnikovë. (Fshati Mushnikovë, ora 10:30)

- Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për Buxhet, Punë dhe Transfere. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 11:00)

- Rrjeti i Grave të Kosovës së bashku me UN Women të organizojnë lansimin e raportit më të ri “Një ulëse në tryezë: Kontributi i grave në proceset e ndërtimit të paqes në Kosovë dhe pritjet e tyre nga këto procese”. (Përmes https://zoom.us/j/93253313475, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për medie. (Selia Qendrore e AAK-së, ora 12:00)

- Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike inicon procedurat lidhur me Auditimin e Raporteve Vjetore Financiare dhe  Raportet e Deklarimit Financiar të Fushatës, së subjekteve politike, për vitet 2018, 2019 dhe 2020. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT), bën publikimin e raportit “E drejta për të vërtetën  viktimat pa emër”. (https://us02web.zoom.us/j/83534803431?pwd=SjhrZmhNZVRyUVdEanZIMmxLZTlOZz09, ora 13:00)

- Mbahet mbledhja konstituive e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 13:30)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat