Haxhiu: Qeveri e nepotizmit dhe paradokseve– Kosovën e mbylli e vet shkoi në Shqipëri

Aktuale

Haxhiu: Qeveri e nepotizmit dhe paradokseve– Kosovën e mbylli e vet shkoi në Shqipëri

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:33
Teuta Haxhiu

Deputetja e AAK-se, Teuta Haxhiu ka kritikuar ashpër Qeverinë Kurti, duke thënë se Kosovën e mbylli ndërkaq vet shkoi në Shqipëri.

“Ne do të kishim durimin për të mos kritikuar veprimet e tre muajve të parë. Por ka qenë e qartë që cdo forcë politike që do të formonte qeverinë, do të përballej me sfidat që kërkojnë lidership. Sfidat në shëndetin publik dhe performanca ekonomike, nuk lejojnë komoditet.

Një strukturë që ka kapacitetin t’i fitojë zgjedhjet, do të duhej të kishte kapacitet edhe të qeveriste. Ende nuk kemi program qeverisës. Kthimi në normalitet nuk toleron veprime pa program qeveritar. Si rezultat, deri më tani kemi parë veprime populiste dhe shfaqje të nepotizmit, lëndim të raporteve me shtetin amë.

Kemi parë një vendim të padrejtë e pa asnjë bazë shkencore që u godit ekonomia e vendit dhe vendosjen e orës policore. Si është e mundur që në të njëjtën kohë të mbyllësh shtëpinë tënde, ndërsa në anën tjetër të shfaqesh lojën e djallit që të shkosh në shtetin amë duke lënduar rëndë demokracinë. Ky është një paradoks që vetëm kjo qeveri mund ta bëj. I zoti i shtëpisë, prioritet duhet ta ketë shtëpinë e vet”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat