Albulena Haxhiu del para gjykatës, reagon zyrtari i LDK-së: E tmerrshme...

Aktuale

Albulena Haxhiu del para gjykatës, reagon zyrtari i LDK-së: E tmerrshme...

Nga: N. H Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:38
Pamje nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputeti Pal Lekaj dhe ish-deputetet Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, kanë dal sot para Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Para Gjykatës të njëjtit janë deklaruar të pafajshëm.

Ata janë duke u gjykuar për rastin e hedhjes së gazit lotsjellës në hapësirat e Kuvendit të Kosovës në vitin 2016.

E, lidhur me këtë, një koment të shkurtër e ka bërë edhe zyrtari i lartë i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Bajram Gecaj.

Gecaj përmes një shkrimi në Facbook gjithë këtë e ka quajtur si të tmerrshme.

Ai thotë për ministren Albulena Haxhiu se po gjykohet për sulm ndaj mu atyre institucioneve të cilat sot i përfaqëson.

Ja shkrimi i tij:

Image
Bajram Gecaj

E tmerrshme ... gjykohet për sulm ndaj mu atyre institucioneve të cilat sot i përfaqëson!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat