Ministria tregon planin për ndihmë financiare të gastronomëve dhe bizneseve të mbyllura nga masat e reja

Aktuale

Ministria tregon planin për ndihmë financiare të gastronomëve dhe bizneseve të mbyllura nga masat e reja

Më: 14 prill 2021 Në ora: 12:46
Foto ilustrim

Janë bërë një javë që kur janë mbyllur kafiterit, restorantet dhe qendrat tregtare në mbarë vendin.

Gastronomët që nga 7 prilli kanë mbyllur veprimtarin e tyre, duke pritur kështu momentin që kur shteti do të vendos për hapjen e tyre, e që u tha të jetë 18 prilli.

Shteti që ka vendosur të mbyll këto veprimtari, për shkak të pandemisë Covid-19, u ka premtuar se do t’i mbështes financiarisht të gjitha bizneset e prekura nga kjo mbyllje e pjesshme.

Zyrtar të Ministrisë së Financave Publike dhe Transfereve në një përgjigje për median, kanë bërë të ditur se aktualisht është duke u punuar në subvencionimin e pagave dhe të qirasë për bizneset drejtpërdrejtë të prekura nga ky vendim.

Ndërsa drejtori i Zyrës për Informim në këtë Ministri Muharrem Shahini ka bërë të ditur se janë duke analizuar edhe gjendjen financiare dhe hapësirat buxhetore se s’i mund të veprojnë.

Që nga 7 prilli kafiterit, qendrat tregtare janë mbyllur

“MFPT ka analizuar gjendjen financiare dhe hapësirat buxhetore të cilat mund t’i shfrytëzojë në mënyrë që masat e ndërmarra të jenë të targetuara dhe efektive”, tha Shahini për IndeksOnline.

Ndërkohë ai ka treguar se në çfarë pike janë aktualisht si ministri në tërë këtë proces.

“Momentalisht, MFPT është duke punuar në draftimin e kritereve për këto masa ndërsa për afatet kohore do të njoftoheni përmes kanaleve zyrtare”, nënvizoj Shahini.

Ndryshe gjatë ditës së djeshme  kryetari i Odës së hotelerisë dhe gastronomisë Hysen Sogojeva ka zhvilluar një takim  me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe nga takim i cili siç ka thënë Sogojeva është premtuar se Hoteleria dhe gastronomia në Kosovë do të hapen pas 18 prillit.

Sipas tyre është premtuar që gastronomia dhe hoteleria do të punojnë deri në orën 22:30 apo 23:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat