Reagon përsëri Kimete Berisha: Çiftja ime as për kuzhinë jo

Aktuale

Reagon përsëri Kimete Berisha: Çiftja ime as për kuzhinë jo

Nga: M.H Më: 14 prill 2021 Në ora: 13:53
Kimete Berisha

Publicistja Kimete Berisha përmes një shkrimi në facebok ka reaguar në lidhje me deklaratën për gratë që dha gjatë mbrëmjes së djeshme hoxhë Shefqet Krasniqi.

Berisha tha se ajo nuk është për kuzhinë dhe se pitet e saj mund të mirren vetëm si mostër për studim.

Ajo tregon momentin që gatuante dhe e pëlqenin ushqimin e saj, përcjell “Bota sot”.

Duke vazhduar ajo shton të paktën gjenerata e saj din të gatuajnë diçka mirëpo që vajzat e reja tash e shohin tepsinë si antenë satelitore.

Postimi i plotë

Qe besa, çiftja ime as për kuzhinë Jo.

Pitet e mia mund të mirren si mostër për studim.

Deri vonë, sa isha e pa sherr dhe e sinqertë, derisa ende kisha shpresë në njerëzimin, o Zot sa shumë gëzohesha kur ma aprovonin performancën në kuzhinë.

Oh, Lumja unë! Përnime po ta 'kona' a?

Ka qenë shumë ndjenjë e veçantë me qenë shërbyese ushqimore, plus sevap është m'i ushqy njerëzit!

Ama tash jam mbush sherr.

Tash nuk pyes 'A po ta kóna', por them

'Mos u bo kishe s'po ta kóna'!

Nuk jam gurmane, aspak, gjithmonë prej se e mbaj veten në mend ha rrallë dhe ha veç pasi të perendon dielli,

mund të thuhet se jam agjëruese e përhershme,

ha ushqime dietale, dhe nuk e kuptoj pse ekzistojnë ëmbëlsirat...

ama çdo pasdite në kuzhinë më gjen!

Mos u ankoni, se Lulë jemi ne, bile ne diçka pështjellim, na vjen marre mos me ditë me gatu...

çka janë vajzat e reja tash!

Tepsia për to është antenë satelitore!

P.S. Foto më 12.04.2021,

Realizimi: Fatmire Berisha

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat