Fjalimi i Gërvallës në OKB, Emini: I fuqishëm, por duhej të shkëputej politika e brendshme

Aktuale

Fjalimi i Gërvallës në OKB, Emini: I fuqishëm, por duhej të shkëputej politika e brendshme

Më: 14 prill 2021 Në ora: 14:18
Donika Gërvalla

Donika Emini komentoi në Euronews Albania fjalimin e ministres së Jashmte të Kosovës Donika Gervalla në Këshillin e Sigurimit në OKB, ku kjo e fundit deklaroi se “Prishtina është gati të nisë epokë të re në marrëdhëniet me Serbinë, pasi të pranojë krimet dhe të paguajë çmimin për mizoritë e saj”.

Këtë fjalim analistja Emini e quajti të fuqishëm, por nënvizoi se në Kosovë dokumentimi i krimeve të luftës është inekzistent.

“Ishte një fjalim i pritshëm. Ishte një fjalim i fuqishëm në raport me Serbinë, por duhet të jetë krah për krah me veprimet brenda Kosovës, në raport me krimet e luftës së Serbisë në Kosovës. Dokumentimi i krimeve të lutës ka qenë jo-ekzistent”, u shpreh ajo.

“Shumë pak është bërë nga Kosova për ta bërë Serinë përgjegjëse në këtë drejtim”, shtoi ajo.

Ajo tha më se në këtë fjalim duhet të ishin shmangur akuzat për opozitën në Kosovë.

“Ishte një gjë që mund ta kishte evituar, kjo narrativa e fushatës parazgjedhore, duke vazhdimisht duke thënë se Kosova është lehtësuar nga krimi dhe korrupsioni me qeverinë e re, ky është një gabim. Kur je përballë Serbisë dhe Rusisë dhe ke interesa nacionale, politika e brendshme duhet të shkëputet”, përfundoi ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat