Deklaroi se gratë janë për kuzhinë, por ja çfarë fotografie i publikohet Shefqet Krasniqit

Aktuale

Deklaroi se gratë janë për kuzhinë, por ja çfarë fotografie i publikohet Shefqet Krasniqit

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:03
Shefqet Krasniqi

Hoxha i njohur Shefqet Krasniqi, duke dashur të shpjegojë raportet në mes burrit dhe gruas ka deklaruar mbrëmë në një emision televiziv se kuzhina është e grave dhe burri e ka vendin siç ua ka përcaktuar Zoti.

“Ne mburremi me gratë tona, me Shotë Galicën, nënën Zahide. Pse a s’ka burra kuzhinier që e bëjnë bukën për mrekulli më mirë se gratë? Megjithatë, ajo që është e përgjithshme në kuzhinë, se kuzhina është e grave”, ka thënë  imami Krasniqi.

Kjo deklaratë ka sjellë reagime të shumta, duke u konsideruar si diskriminuese ndaj vajzave dhe grave.

Por, një fotografi të imamit Krasniqi që në të kaluarën shihet duke përgatitur një fil.

Në fotografi Krasniqi shihet në një ambient të hapur gjersa është duke e provuar veten e tij për përgatitjen e flisë

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat