“Mëkati i Vjosa Osmanit, nuk ia përmendi emrin të akuzuarit për vrasje të shqiptarëve”, reagimi kundër Ganimete Musliut

Aktuale

“Mëkati i Vjosa Osmanit, nuk ia përmendi emrin të akuzuarit për vrasje të shqiptarëve”, reagimi kundër Ganimete Musliut

Nga: N.Sh Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:33
Vjosa Osmani

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit kanë reaguar ndaj deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut.

Ishte Musliu që reagoi ndaj Presidente Osmani, pasi që kjo e fundit nuk e përmendi emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

Familja Imeri përmes një postimi në Facebook, thotë se paska bë “mëkat” Osmani që nuk ia përmendi emrin e Thaçit.

Sipas tyre, Osmani ka vepruar drejt dhe me përgjegjësi që nuk ia përmendi emrin njeriut të akuzuar për vrasje shqiptarësh i cili gjendet në burg.

Reagimi i plotë:

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani paska bërë 'mëkat' në Ramazan?! Sjellja e saj ka penguar Ganimete Musliun dhe Safete Hadergjonaj, sepse Presidentja Osmani nuk e ke përmendur Hashim Thaçin..!

Presidentja Vjosa Osmani ka vepruar drejt dhe me përgjegjësi që nuk e ka përmendur një të akuzuar (HTH) që gjendet në burg për vrasje shqiptaresh..!

Përmendja e atij personi që iu është ngritur aktakuza nga numri një i shtetit mund të konsiderohet ndërhyrje në drejtësi zonja të PDK-së?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat