Musliu: Dikur jam sharë nga PSD-ja, sot i duartrokas

Aktuale

Musliu: Dikur jam sharë nga PSD-ja, sot i duartrokas

Më: 14 prill 2021 Në ora: 16:40
Ganimete Musliu

Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, ka lavdëruar sot aksionin e Partisë Socialdemokrate për vendosjen e flamurit të UÇK’së në oborrin e presidencës.

E aksioni i PSD-së i ka pëlqyer edhe deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut. Në statusin e Gecajt në Facebook, ku ka shkruar për aksionin e PSD-së, Musliu ka komentuar se ajo dikur është sharë e ofenduar nga kjo parti, por sot e duartroket.

“Zemra mal kur po i shoh PSD-ne qe po i bashkohen kauzës time që dikur pikërisht nga ta unë jam share e ofenduar. Sot unë ju duartrokas”, ka shkruar Musliu.

Ndryshe, PSD të martën e ka vendosur flamurin me logon e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në oborrin e presidencës.

Ky aksion i PSD-së vjen pas akuzave që kanë shkuar në drejtim të presidentes Vjosa Osmani, pasi që kjo e fundit në një postim ku fliste për Kosharen, nuk e përmendi UÇK-në.Në oborr të presidencës janë të vendosur flamuri i BE-së, i Kosovës dhe ai i Dardanisë.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat